Qendra e Shëndetit dhe Mirëqenies Komunitare (QSHMK) është një organizatë jofitimprurëse me qendër në Tiranë, e cila vepron në nivel kombëtar. Ne punojmë për përmirësimin e shëndetit dhe cilësisë së jetës së komuniteteve në Shqipëri, duke u fokusuar në shëndetin fizik, mendor dhe social.
QSHMK angazhohet përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese, trajnimeve, këshillimit dhe mbështetjes për grupet vulnerabël. Organizata bashkëpunon ngushtë me institucione publike, universitete, organizata të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë si OBSH, UNICEF, UNFPA, Komisioni Evropian dhe shumë të tjerë
Fushat tona kryesore të punës përfshijnë:
Promovimin e një jetese të shëndetshme dhe parandalimin e sëmundjeve.
Trajnimin dhe fuqizimin e profesionistëve të shëndetit.
Angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive të komunitetit.
Integrimin e grupeve të margjinalizuara dhe reduktimin e stigmës.
Kërkime dhe publikime mbi çështje shëndetësore dhe sociale.
Falë një ekipi me eksperiencë të gjatë akademike dhe profesionale, QSHMK është bërë një aktor i besueshëm në fushën e shëndetit publik dhe zhvillimit komunitar, duke sjellë zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme për një shoqëri më të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.