QSHMK po kërkon njerëz si ti!
Nëse ke pasion shëndetin mendor, mirëqenien dhe ndihmën për komunitetin, je në vendin e duhur. Qendra e Shëndetit dhe Mirëqenies Komunitare (QSHMK) është gjithmonë në kërkim të vullnetarëve dhe praktikantëve që duan të japin kontribut real në shoqërinë Shqiptare.
Dëshiron të bëhesh pjesë e nismave që përmirësojnë jetën e përditshme të njerëzve?
Plotëso formularin dhe bëhu pjesë e ekipit tonë.
Ndryshimi fillon me hapa të vegjël. Le t'i hedhim bashkë.