Rreth nesh

Qendra Shqiptare e Shëndetit dhe Mirëqenies Komunitare (QSHMK) është një organizatë jofitimpuruëse, e cila ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitet nëpërmjet informimit, ndërgjegjësimit dhe aftësimit të anëtarëve të komunitetit, për të rritur kontrollin mbi organizimin e jetës në komunitet dhe rritjen e mirëqenies fizike dhe mendore në të. 

Fusha e veprimtarisë së Qendrës së Shëndetit dhe Mirëqenies Komunitare është e përqendruar në aktivitetet që rritin pjesëmarrjen e komunitetit për të përmirësuar cilësinë e jetës. Për kryerjen e veprimtarisë së saj Qendra bashkëpunon edhe me organizata të tjera simotra që kanë objekt të njejtë ose të përafërt me të, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Shqipërisë. 

Qendra ka për qëllim koordinimin, bashkëpunimin e pëgjithanshëm, realizimin e veprimtarive të ndryshme, si dhe të përvojave pozitive në përputhje me objektin e veprimtarisë së saj. 

Organizata komunikon me opinionin publik nëpërmjet të gjitha mjeteve të komunikacionit masiv, si dhe botimeve te saj.